Ceremonia e dorëzimit të një eskavatori të tipit Backhoe Loader në Bashkinë Fushë-Arrëz (FY2024: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2026/5/6

   Të mërkurën, më 06 Maj, Ambasadorja Kato vizitoi qytetin e Fushë-Arrëzit dhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të mjetit tip backhoe loader për “Projektin për Sigurimin e një Eskavatori të tipit Backhoe Loader për Mirëmbajtjen e Rrugëve Lokale në Bashkinë Fushë-Arrëz”, në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024”.
 
  
 
   Në ceremoninë e dorëzimit, Ambasadorja Kato shprehu bindjen se ky mjet do të përmirësojë aksesin në shërbimet administrative, përfshirë kujdesin mjekësor dhe arsimin për banorët e zonave rurale në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, do të forcojë kapacitetin e bashkisë për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore dhe do t’u mundësojë qytetarëve të gëzojnë një mjedis të sigurt jetese. Ajo gjithashtu uroi që bashkëpunimi ndërmjet Japonisë, Bashkisë së Fushë-Arrëzit dhe Shqipërisë të zhvillohet edhe më tej. Kryetari i Bashkisë, Hil Curri, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Japonisë.
 
 
 
  Më pas, Ambasadorja Kato, së bashku me Kryetarin Curri dhe të tjerë, vizitoi fabrikën Lajthiza në Fushë-Arrëz (kompani anëtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI)) dhe shkëmbyen mendime me përfaqësuesit e kompanisë lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë.