Ambasadorja Kato zhvillon një diskutim me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni

2026/5/5
 
 Të martën, më datë 5 maj, Ambasadorja Kato u ftua nga Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Japoni për të marrë pjesë në një diskutim me anëtarët e Grupit  (takimi u mbajt ne ambientet e kryesisë së Kuvendit).
 
  
 
  Pas fjalës hapëse të z. Blendi Klosi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë, Ambasadorja Kato shprehu mirënjohjen e saj ndaj tij për organizimin e takimit dhe shpjegoi gjendjen aktuale të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe midis Japonisë dhe Shqipërisë, përfshirë shkëmbimet parlamentare. Më pas, z. Arben Gazioni, Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit të Marrëdhënieve Dypalëshe për Azinë, Amerikën dhe Afrikën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbajti gjithashtu një prezantim.
  

 
  Gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim mendimesh me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Japoni–Shqipëri.