Ambasadorja Kato zhvillon një vizitë kortezie me z. Blendi Klosi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Japoni

2026/4/24
  
   Të mërkurën, më 24 prill, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me z. Blendi Klosi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Japoni, si dhe me znj. Jorida Tabaku, anëtare e këtij grupi, në godinën e Administratës së Kuvendit të Shqipërisë.
 

 
   Ambasadorja Kato përgëzoi z. Klosi për emërimin e tij si kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë dhe shkëmbyen mendime mbi nxitjen e shkëmbimeve parlamentare mes Japonisë dhe Shqipërisë. Ata diskutuan gjithashtu mbështetjen e Japonisë për reformat ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, të cilat qeveria shqiptare i ka përcaktuar si prioritet kryesor politik në përpjekjet e saj për të arritur anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.