Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie tek Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana Sako.
2025/7/8

Të martën, më 8 korrik, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie tek znj. Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, në Bashkinë e Durrësit.
Ambasadorja bëri një përmbledhje të marrëdhënieve të fundit midis qytetit të Durrësit dhe Japonisë dhe shkëmbeu mendime me Kryetaren Sako mbi mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet me Durrësin, portin më të madh të Shqipërisë dhe një nga destinacionet kryesore turistike të vendit.