Mbahet ekspozita “Të Bashkuar nga Arti – Një histori Sllovako-Japoneze në Tiranë”.

2025/6/16

   Të enjten, më 12 qershor, u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës së veprave të ilustratorëve japonezë dhe sllovakë, “Të Bashkuar nga Arti – Një histori Sllovako-Japoneze në Tiranë”, e bashkëorganizuar nga Ambasada e Japonisë në Shqipëri dhe Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shqipëri, në hapësirën ekspozuese të Galerisë Kalo në Tiranë.
 
  

    Në ceremoninë e hapjes, pas një fjale përshëndetëse nga z. Përparim Kalo, Drejtor i Galerisë Kalo, Sh.T. z. Albin Otruba, Ambasador i Sllovakisë në Shqipëri, u shpreh se uron që publiku ti pëlqej veprat e përbashkëta të çiftit bashkëshortor të ilustratorëve sllovakë dhe japonezë, dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj Galerisë Kalo për vënien në dispozicion të hapësirës. Ambasadorja Kato më pas prezantoi arritjet e Nana Furiya, një ilustratore që vepron në Sllovaki, dhe librat e saj me figura të botuar në Japoni, duke theksuar se, duke vlerësuar veprat e përbashkëta të saj dhe të ilustratorit sllovak z. Peter Uchnar në Shqipëri, publiku do të përjetojë se si arti mund ta lidhë botën përtej gjuhës dhe kufijve. 
 
 
   Shumë të ftuar në ambientin e ekspozitës, përfshirë Zëvendësministren e kulturës, znj. Lira Pipa  në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe anëtarë të trupit diplomatik, panë veprat e ekspozuara dhe u panë gjithashtu duke diskutuar rreth tyre me ilustratorët. Ekspozita do të mbahet e hapur në Galerinë Kalo deri të enjten, më 19 qershor, dhe hyrja është e lirë, ndaj ju ftojmë ta vizitoni.