Ambasadorja Kato mori pjesë në seminarin e organizuar nga “Takeda Albania”
2025/6/9

Të enjten, më 5 qershor, Ambasadorja Kato mori pjesë në seminarin "Avancimi i trajtimit të sëmundjeve inflamatore të zorrëve " të organizuar nga Takeda Albania (mbajtur në Qendrën për Teknologji Kreative (Piramida e Tiranës)) ku edhe mbajti fjalën hapëse.
Takeda Albania operon në Shqipëri që nga viti 2021, me fokus shpërndarjen e “Entyvio”, një ilaç për trajtimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve. Në Shqipëri, në vitin 2024, u mbajt një seminar mbi këtë temë me pjesëmarrjen (përfshirë edhe online) të studiuesve nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ambasadorja Kato shprehu respektin e saj për Takeda Albania për zgjerimin e vazhdueshëm në Shqipëri dhe falënderoi kompaninë për kontributin e saj në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike Japoni-Shqipëri, si anëtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë në Shqipëri, e cila u krijua në vitin 2022.