Ambasadorja Kato merr pjesë në Ditën e Kulturës Japoneze në TES
2025/5/14

Të hënën, më 12 maj, ambasadorja Kato mori pjesë në Ditën e Kulturës Japoneze në TES (Tomorrow's Education System), një shkollë private fillore dhe e mesme. Si pjesë e aktiviteteve me temë ndërkombëtare, TES zgjedh një shtet dhe u ofron studentëve mundësi për bërë kerkime rreth atij vendi dhe për të prezantuar atë që kanë mësuar. Këtë vit, nxënësit e klasës së 7-të bën një prezantim me temë "Japonia". Studentët prezantuan Japoninë nga këndvështrimi i tyre, duke mbuluar tema nga gjeografia dhe natyra japoneze, destinacionet e famshme turistike, teknologjia, sportet, letërsia, ushqimi japonez, këngët dhe kimonot si dhe kultura tradicionale dhe kultura pop.


Ambasadorja Kato vlerësoi interesin e madh të studentëve për kulturën dhe shoqërinë japoneze dhe u shpreh se ishte e surprizuar nga secili prej prezantimeve të tyre, të përgatitura me aq kujdes.

Para prezantimeve, ambasadorja Kato u takua me administratorin e shkollës, z. Flamur Gjymishka, drejtoreshën e shkollës fillore dhe të mesme, znj. Luljeta Basha dhe përfaqsues të tjerë të stafit akademik, si dhe shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit me ambasadën në të ardhmen, duke pasur parasysh nivelin e lartë të interesit për Japoninë të nxënësve.
