Ambasadorja Kato merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri dhe Universitetit të Shkodrës
2025/5/9

Të martën, më 6 maj, ambasadorja Kato mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (AJCCI) dhe Universitetit të Shkodrës, në ambientet e universitetit. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Z. Avni Ponari, president i AJCCI dhe Prof. Dr. Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit të Shkodrës. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, AJCCI dhe Universiteti i Shkodrës pritet të ndërtojnë bashkëpunimin industri-akademi për çështjet me interes të ndërsjellë në fushën e ekonomisë dhe biznesit, si dhe të promovojnë aktivitete konkrete, si organizimi i eventeve të përbashkëta, praktikat e studentëve dhe seminaret për kërkim pune.

Para ceremonisë së nënshkrimit, ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me rektorin Gjuraj bashkë me presidentin Z. Ponari, këshilltarin e AJCCI Z. Teneqexhiu (ish-ambasador i Shqipërisë në Japoni) dhe të tjerë pjesëmarrës. Ambasadorja përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe shprehu dëshirën e saj për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes Ambasadës së Japonisë dhe Universitetit të Shkodrës.
