Ceremonia e dhurimit të librave në Bibliotekën e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës nëpërmjet projektit “READ JAPAN” nga “The Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research”.

2025/4/23

    Të martën, më datë 22 prill, Ambasadorja Kato mori pjesë ceremoninë e dhurimit të librave për Bibliotekën e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, përmes projektit "Leximi për promovimin e njohjen e Japonisë" 2024 (READ JAPAN PROJECT), I mundësuar nga “Nippon Foundation” dhe “The Tokyo Foundation for Policy Research”. Ky projekt, i cili ka nisur që nga viti 2008 I njohur si “READ JAPAN PROJECT”, për dhurimin e librave në gjuhën angleze mbi Japoninë, për institucionet arsimore dhe kërkimore jashtë vendit, ka dhuruar libra për bibliotekat universitare dhe bibliotekat publike në Shqipëri që prej vitit 2011. Ky është donacioni i 15-të për Shqipërinë, prej 180 të librash në gjuhën angleze, me një gamë të gjerë tematikash dule përfshirë politikën japoneze, ekoniminë, shoqërinë dhe kulturën.
 

 
   Në ceremoninë e dhurimit, ishte e pranishme edhe zv. Rektorja, Prof. Dr. Azeta Tartaraj, e cila shprehu dëshirën që librat e dhuruara për bibliotekën universitare të thellojnë njohuritë e studentëve dhe pedagogëve të universitetit për Japoninë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë mes dy vendeve, si dhe të forcojnë më tej marrëdhëniet midis Ambasadës së Japonisë, universitetit dhe qytetit të Durrësit.
Rektorja Tartaraj dhe Drejtoresha e Bibliotekës, znj. Venera Alliaj, shprehën mirënjohjen e tyre për dhurimin e librave dhe shpresën se ky dhurim do të forcojë më tej marrëdhëniet e universitetit me Ambasadën e Japonisë dhe Japoninë.

 
 
   Pas ceremonisë, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Prof. Dr. Shkëlqin Fortuzi, rektor i universitetit, si dhe shkëmbyen mendime se mund të zhvillohen më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes Ambasadës dhe universitetit, duke u nisur nga ky dhurim librash. Rektori Fortuzi shprehu mirënjohje për dhurimin e librave.
 

   Përpara ceremonisë së dhurimit, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie edhe me Prof. Klodiana Leka, Dekane e Fakultetit të Edukimit, ku shkëmbyen mendime rreth rritjes së shkëmbimeve në të ardhmen, duke pasur parasysh edh simpoziumin e letërsisë Japoneze, i cili u organizua nga fakulteti në Prill 2024, ku dhe Ambasada e Japonisë mori pjesë.