Demonstrimi i kuzhinës japoneze në emisionin e TV Klan

2025/4/18

  Të mërkurën, më date 16 prill, Ambasadorja Kato dhe Znj. Miyashita, shefja e rezidencës zyrtare të Japonisë, zhvilluan një demonstrim të kuzhinës japoneze i cili u transmetua në "RUDINA", një emision i Klan TV, ndër televizionet kryesore private në Shqipëri.
 
 
   Në fillim të programit, si përgjigje për pyetjen nga prezantuesja,Znj. Rudina Magjistari, Ambasadorja Kato prezantoi karakteristikat e kuzhinës japoneze “Washoku”, duke përmendur faktin se orizi është ushqimi kryesor në Japoni, por duke shtuar dhe se sot konsumohen edhe lloje të ndryshme buke, si dhe foli edhe për gatimet e saj të preferuara shqiptare. Ambasadorja tregoi në prezantimin e saj se “Washoku” e ka fokusin te bukuria dhe pamja tejet e kuruar.
 


  Më pas, shefja e kuzhinës, Znj. Miyashita demonstroi si bëhet “Temari Sushi” (sushi në formë topi të bërë me dorë), mini Chakin Sushi (sushi i mbështjellë me omëletë të hollë) dhe Dorayaki, duke përdorur përbërësit e disponueshëm në Shqipëri.