Ambasadorja Kato mori pjesë në një panel diskutimi për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

2025/3/5


   Të mërkurën, më 5 mars, Ambasadorja Kato ishte e ftuar si paneliste, në një diskutim për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me temë “Sfidat e Grave Sipërmarrëse dhe Artizane drejt BE-së”, i cili u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)  (eventi u mbajt në sallën e konferencave të GIZ).
 

  Diskutimet në panel u kryen në dy pjesë: Pjesa e parë, e cila fokusohej në reformat e brendshme në Shqipëri (ku morën pjesë Znj. Ibrahimaj, Ministër i Sipërmarrjes së Shqipërisë, Znj. Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Shqipërisë dhe palë të tjera përkatëse nga Shqipëria) dhe pjesa e dytë, e cila kishte një tematikë që lidhej me politikat e secilit vend që përfaqësohej nga panelistët, (e pranishme nga Japonia ishte Ambassadorja Kato, përfaqësues të tjerë nga Hungaria, Greqia dhe GIZ). Secili panelist mbajti një prezantim, i cili u pasua nga një seancë pyetje-përgjigje me audiencën.
 

  
   Në përgjigje të kërkese nga organizatorët, Ambasadorja Kato shpjegoi politikat e Japonisë për të mbështetur gratë sipërmarrëse, duke përmendur shembuj të aktualitetit.