Urimi i Vitit të Ri
2025/1/6

Në fillim të vitit 2025, më lejoni të përcjell mesazhin tim si më poshtë.
Ky vit shënon vitin tim të dytë si Ambasadore në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar, kam vizituar rajone dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, për aq sa ishte e mundur. Kam takuar shumë shqiptarë, kam zgjeruar dijet e mia mbi “Shqipërinë e sotme” dhe kam ndarë informacione mbi “Japoninë e sotme”.
Përmes këtyre aktiviteteve kam ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar si dhe një ngjashmëri me kulturën japoneze të “Omotenashi (mikpritjes)”. Kjo përbën një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve, gjë që më inkurajon shumë.
Në horoskopin oriental, viti 2025 është viti i “gjarprit të drurit”. Viti i gjarprit të drurit simbolizon zhvillimin dhe rigjenerimin. Thuhet se është një vit rritjeje energjike ku përpjekjet do të japin frytet e tyre.
Në përputhje me këtë shenjë të horoskopit, do të doja të bëja më të mirën time për zhvillimin e mëtejshëm të mardhënjeve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë, e cila ka zgjatur mbi 100 vjet në të gjitha fushat përfshirë politikën, ekonominë, kulturën si dhe të punës më nga afër në arenën Ndërkombëtare.
Do vlerësoja çdo këshillë dhe mbështetje në vazhdimësi në këtë përpjekje.
Ju uroj të gjithëve një vit të begatë dhe plot sukses në vazhdim.
6 janar 2025
KATO Kikuko