Intervista e Ambasadores Kato dhe profesionistëve të xhudos dhe karatesë në emisionin e TV Klan
2024/11/6
Të martën, më 6 nëntor, ambasadorja Kato ishte e ftuar në emisionin “RUDiNA” të televizionit Klan TV, ku u intervistua së bashku me dy përfaqësues shqiptarë të xhudos dhe karatesë.
Programi nisi me transmetimin e demonstrimeve të instruktorëve japonezë të karatesë dhe xhudos, ndeshjet dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve në "Kupën e Ambasadorit për Xhudo dhe Karate" më 3 nëntor. Në intervistën e mbajtur më pas në studio, Ambasadorja Kato shpjegoi edhe një herë rëndësinë e aktivitetit “Kupa e Ambasadorit” dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që u përfshin dhe punuan shumë për ta bërë të mundur. Ajo u shpreh se i bënë përshtypje sportistët e rinj shqiptarë që arritën të demonstrojnë plotësisht rezultatet e stërvitjes të tyre të përditshme dhe se shpreson që gjithnjë e më shumë, shqiptarë të njohin më mirë Japonin edhe përmes sportit të xhudos dhe karatesë.
Z. Dedej, nga Federata Shqiptare e Karatesë, bëri një prezantim të hollësishëm të aktiviteteve të ekipeve të karatesë dhe sportistëve të rinj në Shqipëri. Z. Dollomaja, nga Federata Shqiptare e Xhudos, foli ndër të tjera edhe për popullaritetin në rritje të xhudos në shkollat shqiptare dhe rëndësinë e sportit në arsim.