Ambasadorja Kato viziton Muzeun e Artit Oriental Bratko (Korçë)
2024/10/23
Të mërkurën, më 23 tetor, Ambasadorja Kato vizitoi Muzeun e Artit Oriental Bratko (Korçë) ku u takua me znj. Bojana Shukulli, drejtoreshë e muzeut, e cila i bëri edhe një tur të detajuar të muzeut.
Bratko është i vetmi muze i artit oriental në Shqipëri që ekspozon vepra arti japoneze dhe aziatike. Në vitin 2020, muzeu mori një certifikatë mirënjohje nga Ministri i Jashtëm i Japonisë për kontributin e tij në prezantimin e kulturës japoneze dhe aziatike dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë përmes ekspozitave dhe ngjarjeve që prezantojnë kulturën japoneze.
Ambasadorja Kato shprehu edhe një herë mirënjohje për drejtoreshën Shukulli për rolin që luan muzeu në promovimin e shkëmbimit kulturor dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes Japonisë dhe Shqipërisë nëpërmjet ekspozitave dhe aktivitetit të përvishëm "Dita e Kulturës Japoneze" që mbahet në muze.