Mbahet "Simpoziumi i Kulturës Japoneze" (Java e Kulturës Japoneze 2024)

2024/10/15

   Të martën, më 15 tetor, Ambasada e Japonisë mbajti Simpoziumin e Kulturës Japoneze në auditorin kryesor të UPT, si pjesë e Javës së Kulturës Japoneze 2024.

 
         
 
   Ambasadorja Kato e filloi aktivitetin me një fjalim, duke shprehur mirënjohje për bashkëorganizatorët, Rektorin Fundo, të UPT dhe palë të tjera të lidhura me këtë aktivitet. Ajo prezantoi programin e studimeve jashtë vendit të sponsorizuar nga qeveria japoneze dhe programin MIRAI, duke u shprehur se është e kënaqur që ish studentët e këtyre bursave janë aktivë në fusha të ndryshme, si një urë lidhëse mes Japonisë dhe Shqipërisë. Ambasadorja u shpreh se shpreson në pjesëmarrjen aktive të studentëve nga Shqipëria në programet e studimeve jashtë vendit përmes MEXT-it dhe vizitës në Japoni përmes MIRA-it, me qëllim forcimin e mardhënjeve edhe pas100 vjetorit të miqësisë Japoni-Shqipëri në 2022.
 
     
  
   Rektori Fundo u shpreh se bashkëpunimi mes Ambasadës së Japonisë dhe UPT-së është bërë edhe më i ngushtë vitet e fundit, që nga ngritja e laboratorit të gjuhës japoneze me pajisje nga Japonia deri te numri i studentëve të UPT-së që studiojnë në Japoni në bursat e qeverisë japoneze.