U zhvillua "Demonstrimi i Ceremonisë së Çajit" (Java e Kulturës Japoneze 2024)
2024/10/12
Të shtunën, më 12 tetor, Ambasada e Japonisë organizoi "Demonstrimin e Ceremonisë së Çajit" , aktivitet i Javës së Kulturës Japoneze 2024 në Atriumin e Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, UPT.
Ambasadorja Kato e filloi aktivitetin duke mbajtur një fjalë përshëndetëse ku shprehu mirënjohjen e saj për bashkëorganizatorët, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, si dhe për shtatë mjeshtret e ceremonisë së çajit “Urasenke” që erdhën në Shqipëri nga Japonia. Ambasadorja prezantoi historinë e ceremonisë së çajit, Katër Rregullat dhe Shtatë Rregullat e “Rikyu” dhe u shpreh se do të donte që demonstrimi i sotëm i ceremonisë së çajit do t'i mundësonte të pranishmit të përjetonin një anë të re të kulturës dhe shoqërisë japoneze.
Rreth 160 persona, përfshirë ambasadorë, figura të shquara dhe studentë të gjuhës japoneze, morën pjesë në dy demonstrimet. Përveç se panë mikpritësen duke përgatitur çajin nën drejtimin e profesoreshës Motoki Soyu, vizitorët patën mundësinë të shijojnë edhe ëmbëlsirat dhe çajin jeshil “matcha”.
Disa nga të ftuarit patën mundësi të provonin të bënin çaj, duke i lejuar të shijojnë ceremoninë e çajit në mënyra të ndryshme.
Gjatë sesionit të pyetjeve, pjesëmarrësit shtruan pyetje të shumta në lidhje me spiritualitetit, mirësjelljen dhe pajiset e ceremonisë së çajit, duke treguar kështu interes të lartë.