“Opera për 3 grosh” shfaqur në Shkodër, nën regjinë e Kuniaki Ida

2024/10/8

  Të premten, më 4 tetor, Ambasadorja Kato mbajti një fjalim përshëndetës në hapjen e shfaqjes “Opera për tri grosh” me regji të Kuniaki Ida, në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Z. Ida është një regjisor dhe profesor drame ndërkombëtar, rezident në Milano.

 Aktori shqiptar që luajti rolin kryesor në këtë shfaqje, z. Rafael Hoxhaj, ishte një nga studentët e zotit Ida, kështu erdhi realizimi i shfaqjes drejtuar nga zoti Ida.
 
Ambasadorja Kato nderoi të gjithë ata që punuan shumë për realizimin e shfaqjes ndërkombëtare “Opera për tri grosh”, vepër gjermane, e realizuar nga aktorë shqiptarë nën drejtimin e zotit Ida.
 
 
  Shkëmbimet midis Japonisë dhe qytetit të Shkodrës janë thelluar vitet e fundit, duke përfshirë dhurimin e librave të lidhur me Japoninë nga Fondacioni Nippon dhe Fondacioni i Tokios për Kërkimin e Politikave për Bibliotekën Marin Barleti të qytetit (2023), sigurimin e paneleve fotovoltaike nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) (2024), dhe organizimi i një eventi lidhur me ngjalën (UNAGI) gjatë Javës Kulturore Japoneze (organizuar nga Dhoma Japoneze e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri) (2023).