Ceremonia e Dorëzimit të një fadrome të re në Bashkinë e Pogradecit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2024/9/26

 
   Të enjten, më 26 shtator, në Bashkinë e Pogradecit, ambasadorja Kato mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një fadrome të re (e llojit Backhoe Loader), siguruar nga Granti i Qeverisë së Japonisë, në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024”.
 

 
   Ambasadorja Kato shpreson se ky bashkëpunim do të promovojë zhvillimin e kanaleve të ujitjes me qëllim zgjerimin e tokave bujqësore në qytetin e Pogradecit, duke çuar në një rritje të prodhimit të kulturave bujqësore dhe në përmirësimin e të ardhurave për fermerët. Kryetari i Bashkisë, Z. Xhakolli, shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.