Takim kortezie me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Zacaj

2024/9/17
 
  Të hënën, më 16 shtator, Ambasadorja Kato pati një takim kortezie me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zacaj.
 
  Ambasadorja Kato u informua nga Kryetarja Zacaj mbi aktivitetet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe shkëmbyen mendime për mundësinë e bashkëpunimit mes dy palëve në fushën e drejtësisë.