Ambasadorja Kato merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të paneleve diellore në qytetin e Përmetit përmes projektit të UNDP-së.
2024/9/9
Të premten, më 6 shtator, Ambasadorja Kato, së bashku me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, znj. Merino, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të paneleve diellore në qytetin e Përmetit në kuadër të projektit të UNDP-së për Dekarbonizimin dhe Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike.
Qeveria e Japonisë kontribuoi me 859,000 dollarë në buxhetin suplementar të vitit fiskal 2021, për projektin e UNDP-së (instalimi i paneleve diellore në katër qytete të Shqipërisë, përfshirë Përmetin). Si rezultat, panelet diellore janë instaluar në dy kopshte publike në qytetin e Përmetit.
Në ceremoninë e dorëzimit, Kryetarja e Bashkisë Përmet, znj. Alma Hoxha shprehu mirënjohjen e saj për Qeverinë e Japonisë dhe UNDP-në. Ambasadorja Kato u shpreh se shpreson që instalimi i paneleve diellore do të diversifikojë burimet e prodhimit të energjisë elektrike përveç prodhimit të energjisë hidroelektrike* në qytetin e Përmetit dhe në gjithë Shqipërinë, do të stabilizojë furnizimin me energji elektrike dhe do të jetë një hap drejt realizimit të “Kontributit të Përcaktuar Kombëtar” (KKD) të Shqipërisë. sipas Marrëveshjes së Parisit.
(*) Shqipëria prodhon afërsisht 90% të energjisë elektrike nga hidrocentralet.
Në kuadër të Grantit Asistencë për Projektet e Sigurisë Njerëzore të viti fiscal 2022, qyteti i Përmetit, mori një kamion dhe një kontenjerë grumbullimi të mbeturinave. Kryetarja e Bashkisë Znj. Hoxha i shpjegoi Ambasadores Kato mbi shfrytëzimin e kamionin e mbledhjes së mbeturinave të ofruar nga Japonia dhe pati mundësinë ta inspektojë atë.