Takim me kortezie me Ministrin e Financave, z. Malaj

2024/9/6

 
  Të mërkurën, më 4 shtator, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie, në Ministrinë e Financave,me Ministrin e ri, Z. Petrit Malaj.
 
  Ambasadorja e uroi Ministrin Malaj për emërimin dhe foli rreth bashkëpunimit të Japonisë me Shqipërinë në kuadër të Iniciativës për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor si dhe shkëmbeu mendime me z. Malaj mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke konfirmuar se Japonia dhe Shqipëria do vazhdojnë të bashëpunojnë në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë fiskale dhe financiare