Takim kortezie i Ambasadores Kato me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, SH.T. Z. Igli Hasani
2024/1/11

Të enjten, më 11 janar 2024, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, SH.T. Z. Igli Hasani. Ambasadorja Kato falënderoi Ministrin Hasani për mesazhin e tij të ngushëllimit për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti i gadishullit Noto. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen e saj për mbështetjen e dhënë për banorët japonezë dhe kompanitë japoneze në Shqipëri. Më tej ajo u shpreh se, gjatë mandatit të saj do të bëjë përpjekjet maksimale për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes Japonisë dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme. Ambasadorja Kato dhe Ministri Hasani shkëmbyen opinionet e tyre mbi miqësinë më shumë se 100-vjeçare mes dy vendeve si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Japonisë dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.