Ambasadorja Kato i paraqet letrat kredenciale Presidentit Begaj

2023/12/21
  

  

  Më datë 19 Dhjetor 2023, Ambasadorja Kato i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Begaj në Institucionin e Presidencës. Në ceremoni morën pjesë znj. Megi Fino, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Z. Hemion Braho, Shefi i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
 
  Pas ceremonisë së prezantimit, Ambasadorja Kato dhe Presidenti Begaj zhvilluan një bisedë të shkurtër e miqësore mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen ambasadores dhe shprehu besimin se misioni i saj në Shqipëri do të jetë i suksesshëm. Ambasadorja Kato shprehu dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe mbi 100 vjeçare mes dy vendeve tona në fushën e politikës, ekonomisë dhe kulturës. Ambasadorja shprehu gjithashtu dëshirën për të vizituar në mënyrë aktive rajone të ndryshme të vendit dhe për të njohur sa më mirë Shqipërinë.