Mesazhi i Ambasadores KATO Kikuko

2023/12/16

                       Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë Znj. Ms. KAMIKAWA Yoko (majtas)
 

14 dhjetor 2023
 
 
Pas mbërritjes time në Tiranë si Ambasadore e Japonisë në Republikën e Shqipërisë më 7 dhjetor 2023, dua t'ju shpreh përshëndetjet e mia të gjithëve ju.
 
Pasi i’u bashkova stafit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kam mbajtur poste në departamente të ndryshme të kësaj Ministrie në Tokio, duke përfshirë departamentet përgjegjëse për Kombet e Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare. Jashtë vendit, kam mbajtur poste në Misionin e Përhershëm të Japonisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, në Ambasadën e Japonisë në Gjermani, në Misionin e Përhershëm të Japonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Ambasadën e Japonisë në Hungari. Pozicioni im i mëparshëm ka qënë Konsulle e Përgjithshme e Japonisë në Hamburg prej korrikut të vitit 2018 deri në shtator të vitit 2023.
 
Japonia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie miqësore mbi 100 vjeçare. Që nga hapja e Ambasadës në vitin 2017, marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve tona kanë ardhur duke u forcuar vit pas viti. Momenti më i rëndësishëm ishte vizita e Kryeministrit Rama në Japoni në shkurt të vitit 2023. Gjithashtu, gjatë këtij viti, si Japonia ashtu edhe Shqipëria kanë shërbyer si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke çuar në forcimin e bashkëpunimit në arenën ndërkombëtare.
 
Japonia promovon ruajtjen dhe forcimin e një rendi ndërkombëtar të lirë dhe të hapur që bazohet në parimin e sundimit të ligjit. Këto parime mbështen edhe nga Shqipëria, e cila aspiron të anëtarësohet në BE dhe unë shpresoj se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Japonisë, i cili luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, do të promovohet më tej.
 
Si ambasadorja e tretë e Japonisë në Shqipëri, unë do të bëj përpjekje maksimale për të përcjellë një imazh korrekt të Japonisë, si një mënyrë për të thelluar mirëkuptimin e Japonisë në Shqipëri dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes vendeve tona, duke u mbështetur edhe në njohuritë e mia të mëparshme. Do të doja gjithashtu, të vizitoja sa më shumë qytete për të njohur më mirë vendin tuaj të bukur.

CV e Ambasadores KATO
 
Faleminderit.
KATO Kikuko