Pritja lamtumirës e Ambasadorit TAKADA

2023/11/24
  

    Më 22 nëntor, Ambasadori TAKADA organizoi një pritje lamtumire në ambienmtet e një prej hoteleve në Tiranë. Në këtë pritje ishin të pranishëm zyrtarë të qeverisë shqiptare, trupa diplomatike, personalitete kulturore e sportive, përfaqësues të organizatave bashkëpuntore, të cilët shijuan ushqimet japoneze dhe biseduan me Ambasadorin TAKADA për eksperiencën e tij në Shqipëri.
 
  

    

   Në këtë pritje, Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij për intesifikimin e ndjeshëm të marrëdhënieve shqiptaro-japoneze gjatë tre viteve të shërbimit të tij në Shqipëri, duke përfshirë shkëmbime politike, ekonomike, kulturore, sportive madje edhe shkëmbime personale, si dhe falënderoi shoqërinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme.