Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve në Bashkinë Përmet (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2023/11/24

Në datën 6 nëntor, në sheshin pranë Bashkisë Përmet u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada.

Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Përmet ju dorëzua një makine e re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 24 kontenierë për mbetjet. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe do të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë Përmet. Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë, Znj. Hoxha, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e Japonisë dhe angazhimin për të forcuar më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane të bashkisë.