Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve në Bashkinë Dropull (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal

2023/11/23
    Në datën 6 nëntor, në sheshin pranë Bashkisë Dropull u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada.
  
   Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Dropull ju dorëzua një makine e re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 32 kontenierë për mbetjet. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe do të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë Dropull. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Z. Toli, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Japonisë dhe angazhimin për të forcuar më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane të bashkisë.