Firmoset Kontrata e Grantit për Blerjen e një Fadrome të Re (e llojit Backhoe Loader) për Bashkinë e Pogradecit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/11/23

   Më 2 nëntor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së kontratës së grantit për blerjen e një fadrome të re (e llojit Backhoe Loader)  për Bashkinë e Pogradecit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Pogradec, Z. Ilir Xhakolli.

  Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim të përmirësojë shërbimin e  mirëmbajtjes së kanaleve ujitëse në Bashkinë e Pogradecit gjë që do të rezultojë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe të ardhurave të fermerëve. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Z. Xhakolli shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.