Firmoset Kontrata e Grantit me Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik " Koço Gliozheni " në kuadër të skemës së “Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2023/11/22

Më datë 1 nentor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së kontratës së grantit për mundësimin e një sistemi laparoskopik për Spitalin ‘Koço Gliozheni’, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori TAKADA, dhe Z. Genci HYSKA, Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik " Koço Gliozheni". I pranishëm në cermoni ishte edhe Drejtori i Departamentit të Gjinekologjisë, Z. Orion GLIOZHENI.

Gjatë këtij eventi, Drejtori I Spitalit Z. HYSKA dhe Drejtori I Departamentit te Gjinekologjise Z. GLIOZHENI I shprehën mirënjohjen e tyre Qeverisë së Japonisë. Ndërkohë Ambasadori TAKADA shprehu pritshmëritë për përmirësimin e shërbimit mjekësor në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik " Koço Gliozheni".