Firmoset Kontrata e Grantit për Blerjen e një Fadrome të Re (e llojit Backhoe Loader) për Bashkinë e Pustecit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/11/22
  Më 1 nëntor, Ambasadori Takada dhe Kryetari i Bashkisë Pustec Z. Kolefski firmosën kontratën e grantit (G/C) në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP) për vitin 2023, lidhur me projektin për “Blerjen e një Fadrome të Re (e llojit Backhoe Loader) për Bashkinë e Pustecit”.
 
     
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, do të financohet blerja e 1 fadrome të re (e llojit Backhoe Loader) për Bashkine e Pustecit. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim të zhvillojë më tej sektorin e bujqësisë në Bashkinë e Pustecit. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Z. Kolefski shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.