Firmoset Kontrata e Grantit me Bashkinë e Lushnjes (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/11/22
 

 
 
   Në datën 1 nëntor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së kontratës së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane për Bashkinë e Lushnjes, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Kontrata e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Znj. Eriselda Sefa.
 

 
   Në kuadër të këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane për Bashkinë. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë e Lushnjes Nga ana e saj,  Kryetarja e Bashkisë Znj. Sefa shprehu falënderimet e saj për këtë bashkëpunim.