“Të lundrosh në Epokën e Dezinformimit”, një projekt bashkëpunues me Fondacionin e Ballkanit Perëndimor

2023/11/20
Nga data 14 deri më 16 nëntor në Tiranë u mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Verity Con23- Të lundrosh në Epokën e Dezinformimit”, organizuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e qeverisë japoneze dhe Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit (IVF). Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i IVF, Z. Petr Mares, Drejtor i Rajonit dhe Vendeve Fqinjë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, z. Kastriot Robo, trupa diplomatike rezidente, zyrtarë qeverie, përfaqësues të mediave nga Ballkani Perëndimor, e të tjerë.
 

  

  

  Në simpoziumin e zhvilluar në Hotel Plaza Maritim në Tiranë morën pjesë rreth 40 folës dhe 100 pjesëmarrës nga mbi 15 vende, të cilët u përfshinë në diskutime të aktive. Shumë nga folësit dhe pjesëmarrësit u shprehen se takimi ishte shumë i dobishëm në shqyrtimin e përgjigjeve të duhura ndaj dezinformatave në kontekstin e shoqërisë së avancuar të informacionit shumë të zhvilluar.
 
  
 
  Ambasada e Japonisë në Shqipëri do të vazhdojë të ofrojë forume diskutimi dhe shkëmbimi kuptimplotë të mendimeve në bashkëpunim me Fondin e Ballkanit Perëndimor, IVF si dhe të tjerë.