Pjesëmarrja e Ambasadorit Takada në Seminarin e JICA-s në kuader të “Projektit për Ngritjen e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”
2023/11/16

Më 8 nëntor, Ambasadori Takada mori pjesë në seminarin e fundit të JICA-s në kuadër të “Projektit për Ngritjen e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta”. Në këtë seminar morën pjesë edhe Znj. Pirushi, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Z. Shehaj, Prefekti i Qarkut të Fierit, Z. Hirashima, nënpunës i Zyrës për Ballkanin të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe të tjerë.
Ambasadori Takada shprehu kënaqësinë e tij që projekti i JICA-s ka kontribuar në krijimin e një modeli që harmonizon ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, dhe promovon një qasje të menaxhimit të bazuar në ekosistem.