Mbahet ceremonia e dhënies së Çmimit të Mirënjohjes së Ministrit të Jashtëm 2023 për Federatën Shqiptare të Xhudos dhe Federatën Shqiptare të Karatesë
2023/11/6


Federata Shqiptare e Xhudos Federata Shqiptare e Karatesë

Federatat Shqiptare të Xhudos dhe Karatesë
Më datën 3 nëntor, Ambasadori Takada zhvilloi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Federatën Shqiptare të Xhudos dhe Federatën Shqiptare të Karatesë, përfituesit e Çmimit të Mirënjohjes së Ministrit të Jashtëm 2023. Numri i përfituesve në vitin 2023 ishte 150 individë dhe 56 organizata, dy prej të cilave ishin nga Shqipëria.
Federata Shqiptare e Xhudos dhe Federata Shqiptare e Karatesë kanë kontribuar në promovimin e arteve marciale japoneze në Shqipëri për gati 30 vite dhe kanë luajtur një rol të madh në organizimin e Kupës së Ambasadorit për Xhudon dhe Karatenë gjatë Javës së Kulturës Japoneze të mbajtur muajin e kaluar.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada vlerësoi kontributin e të dy federatave në promovimin e arteve marciale japoneze në Shqipëri. Ambasadori vuri në dukje gjithashtu se artet marciale japoneze karakterizohen nga stërvitja e mendjes dhe trupit dhe i bëri përshtypje forca dhe mirësjellja e sportistëve që demonstruan jo vetëm aftësitë, por edhe shpirtin e tyre në Kupën e Ambasadorit të këtij viti.