Ceremonia e dhurimit të librave në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë
2023/10/30


Më 27 tetor, Ambasadori Takada vizitoi ambjentet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë dhe mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të librave të ofruara nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research” nëpërmjet “READ JAPAN PROJECT”. Me anë të këtij donacioni, 85 libra në lidhje me Japoninë, të shkruara në anglisht, iu dorëzuar bibliotekës publike. Ambasadori Takada, në fjalën e tij, u shpreh se shpreson që studentët dhe qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të kuptojnë më të mirë Japoninë përmes librave. Drejtori i Bibliotekës, Z. Pirro Misha shprehu mirënjohje për dhurimin, ai theksoi se gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë interesohen për Japoninë nëpërmjet anime-ve dhe manga- ve dhe se shprehu dëshirën për shkëmbime të mëtejshme kulturore midis dy vendeve në të ardhmen.
