Takim me Ministren e Shëndetësisë Albana Kociu
2023/10/30

Më 25 tetor, Ambasadori Takada u takua me Ministren Albana Kociu, e emëruar ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pas një riorganizimi të kabinetit në shtator.
Gjatë takimit, Ministrja Kociu shprehu vlerësimin e saj për mbështetjen e qeverisë japoneze për institucionet mjekësore në të gjithë Shqipërinë dhe kërkoi mbështetje të vazhdueshme për të përmirësuar më tej standartin e kujdesit mjekësor në Shqipëri.
Ambasadori Takada u shpreh se qeveria japoneze do të vazhdojë të mbështesë jo vetëm shëndetësinë dhe mjekësinë, por edhe përmirësimin e standardit të jetesës në Shqipëri nëpërmjet programeve të ndryshme të asistencës, Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (GGP)