Java Kulturore Japoneze (Rezultatet dhe arritjet)

2023/10/30
   Ambasada e Japonisë në Tiranë dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë organizuan “Java Kulturore Japoneze” në kuadër të “Javëve Kulturore Ndërkombëtare” prej datës 16 deri më 21 tetor. Gjatë javës u zhvilluan “Festivali i Filmit Japonez”, “Koncert Klasik/Workshop-e” dhe “Kupa e Ambasadorit Japonez në Xhudos & Karatesë” nën bashkësponsorizimin e bashkëpuntorëve shqiptarë.
 
   Aktivitetet ishin tejet të suksesshme, me mbi 800 pjesëmarrës dhe një mundësi shumë e mirë për të prezantuar kulturën japoneze te shqiptarët.
Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin e tyre.
 
[Koncert Klasik/Workshop-e (15, 18, 19 dhe 20 tetor)]

  Në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë u mbajt koncerti i Z. Sugiyama (dirigjent) dhe Znj. Kuroda (pianiste), muzikantë me banim në Milano, Itali, së bashku me muzikantë shqiptarë dhe studentë të Universitetit të Arteve.
 
  
[Festivali i Filmit Japonez (16-21 tetor)]
Festivali i parë i filmit japonez në Shqipëri u mbajt në kinemanë Agimi në Tiranë, bashkëorganizuar nga “Japan Foundation” dhe Bashkia e Tiranës.

  
[Kupa e Ambasadorit në Xhudo/Karate (21 tetor)]
Në Parkun Olimpik të Tiranës u organizua Kupa e Ambasadorit Japonez në Xhudo dhe Karate, ku mjeshtri japonez i karatesë Takeshi Sasagawa kreu një demonstrim dhe karateistë dhe xhudistë shqiptarë demonstruan arritjet e tyre.