Ceremonia e Dorëzimit të Pajisjes Mjekësore Mundësuar nga Granti i Qeverisë së Japonisë në kuadër të “Programit për Zhvillim Ekonomik dhe Social”

2023/10/9

 
  Në datën 6 tetor, në Spitalin Universitar të Traumës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një pajisje CT skaner-i, e cila u sigurua nga Granti i Qeverisë së Japonisë, në kuadër të “Programit për Zhvillim Ekonomik dhe Social”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj.Koçiu, Ambasadorit të Japonisë në Shqipëri, Z.Takada, dhe Drejtoreshës së Spitalit Universitar të Traumës, Znj. Bode.  

 

 
  Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se qeveria e Japonisë do të vazhdojë të mbështesë sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, ndërsa Ministria Koçiu dhe Drejtoresha e Spitalit Znj. Bode shprehën falënderimet e tyre për këtë mbështetje të Qeverisë së Japonisë.