Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Zjarrfikëse në Bashkinë Kuçovë (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/10/6
 


  Në datën 3 tetor, në ambientet e stacionit MZSH të Bashkisë Kuçovë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një makine zjarrfikëse në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada.

 
  Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Kuçovë ju dorëzua një makine zjarrfikëse e re. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit, si dhe përballimin e emergjencave të tjera civile në Bashkinë Kuçovë. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë z. Hajdari, falenderoi Ambasadorin dhe Qeverinë e Japonisë për këtë bashkëpunim dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet për parandalimin e fatkeqësive.