Ceremonia e dorëzimit të Urdhrit “Lindja e Diellit, Yllit të Artë dhe Argjendtë” znj. Vasilika Hysi (26 korrik 2023)

2023/8/1
 
   
 
   Në datën 26 korrik 2023, Ambasada e Japonisë në Shqipëri organizoi një ceremoni dekorimi për t’i dhënë Dekoratën Perandorake “ Lindja e Diellit , Ylli i Artë dhe i Argjendtë “ znj. Vasilika Hysi , ish-zëvendëskryetare dhe deputete e kuvendit të Shqipërisë .
Si anëtare themeluese dhe Kryetare e parë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni , znj. Hysi ka dhënë një kontribut të çmuar në konsolidimin e diplomacisë parlamentare mes Dietës Japoneze (Parlamentit) dhe kuvendit të Shqipërisë .Gjatë 12 viteve të fundit, znj. Hysi i ka kushtuar shumë kohë dhe vëmëndje Japonisë, duke ndihmuar në organizimin, kordinimin dhe mirëpritjen e një numri delegacionesh të nivelit të lartë nga Japonia .
Ceremonia filloi me përshëndetjen e Ambasadorit Mitsuyuki TAKADA, i cili vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme të znj. Hysi në promovimin e merrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Japonisë .  Nga ana e saj , znj. Hysi u shpreh se ishte shumë e nderuar për marrjen e Dekoratës dhe ua dedikonte atë kolegëve, miqve dhe të afërmve të saj per mbështetjen e dhënë .
Gjatë ceremonisë së dekorimit, znj. Hysi pranoi nga Ambasadi TAKADA simbolet e nderit, çertifikatën dhe Dekoratën Perandorake.
Ambasada e Japonisë në Shqipëri përgëzon znj. Vasilika Hysi për të gjitha arritjet e saj.