Dorëzohen pajisjet për inçizim video dhe audio në Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” në Tiranë (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2023/7/31

Më 21 korrik, në ambientet e Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve për inçizim video dhe audio për krijimin e materialeve mësimore të përshtatura për nevojat e nxënësve të Institutit “Ramazan Kabashi”, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada dhe Z. Emiliano Lule, Drejtori i Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojë dhe Përfaqësues i OJQ-së Visum.


Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada shprehu dëshirën që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të shkollës, dhe cilësinë e materialeve mësimore që ofrohen nga Instituti për fëmijët me shikim të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Nga ana e tij, Drejtori i Institutit, Z. Lule shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.
