Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Zjarrfikëse në Bashkinë Bulqizë (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/4/25

 
   Në datën 24 prill, në ambientet e Bashkisë Bulqizë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një makine zjarrfikëse në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada.
 

 
   Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Bulqizë ju dorëzua një makine zjarrfikëse me pompë, e markës Renault. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit, si dhe përballimin e emergjencave civile të tjera në Bashkinë Bulqizë. Nga ana e tij, Kryetari i Komanduar i Bashkisë z. Xhafa, falënderoi Ambasadorin dhe Qeverinë e Japonisë për këtë bashkëpunim dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet për parandalimin e fatkeqësive.