Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve në Bashkinë Libohovë (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/4/19
   
 

   Në datën 14 prill, në ambjentet e Bashkisë Libohovë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Kumbaro, Ambasadori Takada, si dhe Kryetarja e Bashkisë Libohovë, Znj. Luiza Mandi.

 

 
   Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Libohovë ju dorëzuan një makine e re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane të markës Mitsubishi Fuso dhe 10 kontenierë për mbetjet. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe do të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë Libohovë. Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë, Znj. Mandi, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e Japonisë, dhe angazhimin për të forcuar më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane të bashkisë.