Ceremonia e Dorëzimit të Automjetit dhe Pajisjeve për Edukim Fizik në Qendrën Sportive SMART (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/4/3

  Në datën 4 prill, në ambientet e qendrës sportive SMART (OJQ) u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një automjeti transporti dhe të pajisjeve për edukimin fizik për fëmijët me aftësi të kufizuara në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada.
 
   
 
   Në kuadër të këtij projekti, qendrës sportive SMART ju dorëzua 1 automjet transporti (furgon), 2 tenda për aktivitete fizike në natyrë, 1 pajisje për matjen e shpejtësisë së vrapimit, 2 pajisje për trajnimin e aftësive koordinative dhe shpejtësisë së reagimit dhe 2 pajisje për matjen e forcës së krahut të fëmijëve. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të përmirësojë kushtet dhe mundësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në aktivitete fizike dhe sociale, si dhe do të promovojë një stil të shëndetshëm jetese për fëmijët e qendrës sportive SMART. Nga ana e tij, Presidenti i OJQ-së Z. Muça, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Japonisë dhe angazhimin për të përmirësuar aktivitetet e edukimit fizik për fëmijët.