Pritja me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë

2023/3/17
    

 

 
   Më datë 17 mars, Ambasada e Japonisë në Shqipëri organizoi një pritje për të festuar 63-vjetorin e lindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë (23 shkurt).
 
   Në pritje morën pjesë 332 persona, duke përfshirë Kryeministrin Sh.T. Z. Edi Rama, Ministren e Financave dhe Ekonomisë Sh.S.Znj. Delina Ibrahimaj, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Sh.S.Znj. Frida Krifca, Ministren e Kulturës Sh.S.Znj. Elva Margariti, Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Sh.S.Znj. Bora Muzhaqi, Ministren e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Sh.S.Znj. Milva Ekonomi. Në pritje morën pjesë gjithashtu Ambasadorë, Kryetarë të Bashkive dhe miq të Japonisë, të cilët përcollën urimet e tyre për ditëlindjen e Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë.
 
   Kryeministri Rama, i cili në fund të shkurtit zhvilloi një vizitë zyrtare në Japoni, mbajti një fjalim të përzemërt gjatë pritjes. Në këtë mbrëmje, u promovua gjithashtu kuzhina japoneze (duke përdorur oriz japonez) nga kuzhinieri i Rezidencës së Ambasadorit z. Amatsu, sake-ja japoneze dhe uiski japonez. Në ambientet e pritjes u shfaqën video për promovimin e Japonisë dhe u ekspozuan broshura për Japoninë.
 
   Kjo pritje ishte një mundësi e mirë për të forcuar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet midis Japonisë dhe Shqipërisë.
 
Fjalimi i Ambasadorit Takada gjatë Pritjes