Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Cërrikut (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2023/3/15

Më datë 15 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine 4x4 zjarrfikëse për Bashkinë e Cërrikut, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Cërrik, Z. Andis Salla.
