Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Dibrës (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/3/15
    Më 15 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Dibrës, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Diber, Z. Rahim Spahiu.
 
   Nëpërmjet këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 32 kontenierë të mbetjeve urbane për Bashkinë Dibër. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe pastërtinë e ambientit në Bashkinë Dibër. Nga ana e tij,  Kryetari i Bashkisë, Z. Spahiu shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.