Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Dropullit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2023/3/13
  Në datën 13 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Dropullit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Dropull, Z. Dhimitraq Toli.

  Në kuadër të këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 32 kontenierë të mbetjeve urbane për Bashkinë. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë Dropull. Nga ana e tij,  Kryetari i Bashkisë Z. Toli shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.