Nis transmetimin në RTSH 1 seriali i animuar "Skuadra Astro".

2023/3/13


Nga data 13 Mars, RTSH 1 nis transmetimin e serialit të animuar "Skuadra Astro".
 
"Skuadra Astro!" është një serial komedi dhe aksion i krijuar bazuar në mangën origjinale të TEZUKA Osamu, "Djali Astro". Seriali ka tematikë edukative dhe fokusohet në mjedisin e planetit tokë.
Atomi, është një robot me inteligjencë artificiale dhe performancë shumë të lartë që ka pamjen e një djali të vërtetë, Suzu, një vajzë gjeni dhe Atonjan, një robot në dukje si mace, bashkojnë forcat në "Skuadra Atom" për të zgjidhur probleme të ndryshme që ndodhin në tokë. Ekipi mëson për mekanizmat e natyrës dhe zbulon diversitetin e jetës përmes misioneve të tij.
 
Programi iu ofrua RTSH nga “Japan Foundation” nëpërmjet Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.
 
Këtë serial të animuar, të dubluar në shqip, mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 10:20 në RTSH 1, duke filluar nga data 13 Mars 2023.