Konferenca rajonale mbi "Gratë lider (Unstoppable)", një projekt i organizuar nga Fondacioni i Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Qeverisë së Japonisë

2023/2/23


  
 
  Nga data 20 deri në 23 shkurt, Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) me mbështetjen e Qeverisë së Japonisë, Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit (IVF), Forum 2000, dhe të tjerë,  organizoi në Tiranë konferenën rajonale "Lidership-i i Grave (Unstoppable)". Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka.

  

 Konferenca u zhvillua në Maritim Hotel Plaza në Tiranë, dhe në të morën pjesë rreth 65 bashkëbisedue dhe më shumë se 150 pjesëmarrës nga 20 vende të rajonit dhe më gjerë. “Unstoppable” ishte konferenca më e madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2023 mbi temën e barazisë gjinore dhe lidership-in e grave.

  Shtetet e Vishegradit dhe Qeveria e Japonisë bashkëpunojnë nëpërmjet skemës "V4 + Japan". Kjo është hera e dytë që Fondi i Vishegradit (IVF), dhe Qeveria e Japonisë mbështesin financiarisht së bashku Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) për të implementuar projekte të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Kjo konferencë është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes Japonisë dhe 4 shtetetve e Vishegradit në Ballkanin Perëndimor.

  Kjo mbështetje për Fondin e Ballkanit Perëndimor u dha në kuadër të "Iniciativës së Bashkëpunimit për Ballkanim Perëndimor" të nisur nga ish-Kryeministri i Japonisë Abe në Janar 2018. Ky është projekti i katërt që Qeveria e Japonisë mbështet për Fondin e Ballkanit Perëndimor.